Vrasësi amerikan Daniel Lewis Lee është dënuar me vdekje, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para të të burgosurve federale në 17 vjet.
Disa ekzekutime fillimisht u vonuan kur një gjykatës vendosi të hënën se kishte ende sfida juridike të pazgjidhura, njofton Klan Kosova.
Të burgosurit e dënuar kishin argumentuar se injeksionet vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta”.
Por Gjykata Supreme votoi 5 me 4 se “ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar”.
Vitin e kaluar, administrata Trump tha se do të rifillonte ekzekutimet federale.
Disa nga të afërmit e viktimave të Lee kundërshtuan ekzekutimin e tij në Indiana dhe kishin kërkuar ta vononin atë, duke argumentuar se pjesëmarrja në të mund t’i ekspozonte ata në koronavirus.