Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Marie Yovanovitch, iu ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase ta pushojnë nga puna Nazar Kholodnyskin, i cili aktualisht shërben si Prokuror Special kundër Korrupsionit.
Këto deklarata diplomatja amerikane, i dha gjatë fjalimit të saj në Qendrën Mediale të Krimeve në Ukrainë.
Sipas ambasadores amerikane në Ukrainë, prokurori Special kundër Korrupsionit, duhet të shkojë në shtëpi për shkak të integritetit të institucioneve anti-korrupsion.
Yovanovitch pohon se Kholodnyskin theu ligjin kur u konsultua me disa të dyshuar për shmangie të përgjegjësisë nën akuzat për korrupsion.