ShBA-ja shtojnë Kinën në listën e zezë të trafikut me qenie njerëzore

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 20:21 | Nga

ShBA-ja kanë shtuar Kinën në listën e zezë të vendeve që nuk luftojnë mjaftueshëm trafikun e qenieve njerëzore, që përfshin gjithashtu vende si Siria, Koreja e Veriut dhe Rusia.

Ky raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar sot, përqendrohet veçanërisht në trajtimin e minoritetit ujgur, që është bërë objekt i punës së detyruar dhe në riatdhesimin me forcë të refugjatëve koreano-veriorë, raporton AFP.

Diplomacia amerikane theksoi se Pekini nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të parandaluar këtë situatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme