Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, përcjell Reporteri.net.
Në mesin e vizave të revokuara përfshihen rreth 8 mijë viza studentore dhe 2 mijë e 500 viza të posaçme për individë që kanë pasur probleme me ligjin në Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimtarive kriminale.
Në njoftimin e DASH thuhet se “Ne do të vazhdojmë t’i dëbojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”.
Kjo shifër është një rekord historik dhe vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump për verifikimin e të huajve.
Në gusht të vitit 2025, administrata Trump njoftoi se po rishikonte të gjithë 55 milionë të huajt që kishin viza të vlefshme për SHBA-në.
Në vitin 2024, DASH kishte revokuar 40,000 viza.