Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog tha se qëllimi i raportit vjetor të unionit për Kosovën është që të ofroj rekomandime institucioneve për avancimin e reformave të cilat do të afrojnë me BE-në, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, Raporti i BE-së për Kosovën është njëri nga dokumentet më të rëndësishme.
Këto komente ai i bëri në tryezën me temën “Raporti i BE-së për Kosovën 2021”, organizuar nga Instituti EPIK në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian dhe me mbështetje të GIZ-it.
Szunyog shtoi se drejt BE-së nuk ka rrugë të shpejt dhe se me patjetër duhen reformat në sundimit e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.
“Me 19 është miratuar Pakoja e Zgjerimit me detaje rreth gjendjes aktuale për Ballkanin Perëndimor, pakoja përbehet nga komunikimi për politikat përfshirë edhe raportin për Kosovën. Raporti është rezultat i një vlerësimi të drejtë. Raporti ka vlerësuar progresin e arritur në disa fusha dhe është e qartë që nuk ka rrugë të shpejta drejt BE-së duhet të implementohen reformat për të sjellë rezultatet si sundimi i ligjit, rimëkëmbja e ekonomisë dhe në zbatimin e MSA-së”.
“Zgjedhjet në 2021 kanë qenë mirë të administruar, Kosova nuk ka bërë progres në përmbushjen e rekomandimeve për administrim publik dhe na duhet një lidership i fuqishëm. Kemi parë progres në sistemin e gjyqësorit, miratimi i planit të veprimit dhe është vazhduar përtej periudhës raportuese, kemi pasur progres në sistemin elektronik, ne kemi vërejtur me shqetësim interaksionin në rivlerësimin e gjyqtarëve që quhet vetting, dhe kjo mund të konsiderohet vetëm si masë e jashtëzakonshme, duhet të jetë në pajtueshmëri me standardet e BE, Kosova ka pasur progres në të drejtat njerëzore”.
Ai tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështes Kosovën, aty ku ka përkushtim për progres, raporton EO.
“Raporti ofron një mirëkuptim për atë se ku qëndron Kosova, BE-ja do të vazhdon të mbështes Kosovën ku ka përkushtim për të bërë progres”.
“Shoqëria civile në këtë proces është vendimmarrëse për t’i nënvizuar rekomandimet e menjëhershme. Këto rezultate që do t’i prezantojmë janë bazë e shkëlqyer për reflektim dhe drejt rrugës për reforma të BE-së”. tha Szunyog gjatë diskutimit.
Në fund, Szunyog tha se duhet të përpilohet një plan i saktë me objektiva të qarta për të arritur reformat e nevojshme.
“Është mundësi që raporti i ardhshëm të jetë i mirë dhe duhet të ketë një plan të saktë të fokusuar në çështjet kryesore dhe të bëhet përmirësimin në arritjet dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju dhe vitin e ardhshëm të kemi një raport”.
Kurse Jan-Axel Voss,i ngarkuar më punë në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë ka thënë se ky shtet ka mbështetur çdo herë Kosovën drejt BE-së, por që raporti ka pika të caktuara që duhet zbatohen.
“Gjermani ka mbështetur Kosovën drejt BE-së në vazhdimësi. Ky projekt është përgatitur për të parë ku qëndron Kosova drejtë rrugës së BE-së”.
“Komisioni i BE-së e ka publiku raportin e progresit dhe ky raport është i detajuar. Kishte aq shumë mesazhe drejt rrugës së BE-së”, tha ai.