Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Kreu i Gjilanit, një ditë më parë zyrtarizoi kandidaturën e tij për të parin e LDK-së, raporton Ekonomia Online. Takimi dypalësh nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, përderisa asnjëri nuk ka pranuar që […]
Shefi i BE-së i shkon në takim Hazirit, pasi zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kreu i Gjilanit, një ditë më parë zyrtarizoi kandidaturën e tij për të parin e LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Takimi dypalësh nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, përderisa asnjëri nuk ka pranuar që të deklarohet për medie.
Partia e Hazirit, LDK-ja të dielën mban kuvendi zgjedhor, për zgjedhjen e udhëheqësisë së partisë, pas dorëheqjeve, shkaku i rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.












