Zyra e Bashkimit Evropian ka organizuar konferencën për Edukimin Mediatik BE-Ballkani Perëndimor, raporton Ekonomia Online. Kjo ngjarje i ka bërë bashkë gazetarë dhe ekspertë të mediave nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria për të diskutuar rreth gazetarisë konstruktive dhe edukimit mediatik.
Me këtë rast shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav tha se mbajtja e kësaj konference është dëshmi e sfidave që po ballafaqohet e gjithë bota sa i përket vërtetësisë së lajmeve.
Ai ka kërkuar hartimin e strategjive për luftimin e dezinformatave dhe fuqizimin e edukimit medial.
“Sot jemi mbledhur së bashku jo vetëm si përfaqësues të institucioneve tona, por edhe si individë për sfidat që përballohemi. Kjo konferencë është dëshmia për ato që përballemi. Kemi parë narrative të ndryshme për këtë arsye BE është zotuar të ndërtojë një peizazh mediatik”.
“Jemi sy hapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit dhe narrative të përballen me fakte. Ne duhet të adresojmë sfida specifike, mos transparenca në pronësinë e mediave është shqetësime. Shumë punëtor punojnë pa kontrata dhe kjo luan besimin në media. Kjo vë në theks nevoja për programe mediatik duhet të fuqizojmë për edukimit mediatik. Sot kemi një rast shumë të mirë që të ndajmë njohuritë tonë, të krijojmë strategji efektive për të luftuar dezinformimin”, ka thënë Orav.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se Kosova është shembull sa i përket lirisë së mediave, madje ka potencuar se roli i shkollës për edukimin mediatik është jetik, raporton EO.
Ajo shtoi se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare po punohet që edukimi medial të futet si lëndë në shkolla.
“Lufta kundër dezinformimit është një sfidë e madhe. Kosova është shembull sa i përket lirisë së mediave. Duke ditur rëndësinë e fjalës së lirë Qeveria ka mbështetur organizatat të ndryshme. Vetë kryeministri Kurti për çdo vit e shprehim mbështetjen tonë edhe në ditën e verifikimit të fakteve”.
“Duke qenë se jemi të rrethuar me teknologji ky ndikim natyrisht është jo lehtë dhe kur bëhet fjalë për dezinformata në mënyrë që të mos bëhet i rrezikshëm. Roli i shkollës dhe i edukimit është jetik, më vjen mirë që Zyra e BE-së po punon në të njëjtën drejtim ku punojmë ne”.
“Jemi duke krijuar departamentin e ri për digjitalizim, deri tani kemi realizuar instalimin e internetit të shpejt në 100 shkolla. Jemi duke i bashkërenduar veprimet me partnerët për të futur edukimin mediaik në shkollat tona. Me qëllim që të ushqejmë një kulturë mediatike të shëndosh dhe verifikimin e fakteve”, ka thënë Nagavci.