Shefi i BE-së takohet me Azemin, interesohet për trajtimin e punëtorëve në sektorin privat

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 15:10 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Szunyog është takuar me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit të dy do të vizitojnë vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Szunyog është interesuar për trajtimin e punëtorëve në sektorin privat, sigurinë e tyre në punë dhe mënyrën se si të evitohen rastet me fatalitet që po ndodhin në Kosovë.

Ai tha se siguria në punë ka shumë rëndësi sidomos te sektori i ndërtimtarisë.

“Ka shumë rëndësi ky takimi i joni dhe vizita këtu, është shumë e rëndësishme që t’i shohim mundësitë se si të ofrohet mbështetja dhe si të iu qasemi kësaj situate”.

Shefi i BE-së shtoi se rimëkëmbja ekonomike ka shumë rëndësi dhe se duhet punuar në këtë drejtim.

“Rimëkëmbjen ekonomike duam që të jetë e sigurt për punëtorët dhe Qeveria e re e cila e mori detyrën ka vetëm disa javë në pushtet dhe sigurisht që ndryshime do të ketë, por besoj që do shohim në vazhdim”, tha Shefi i zyrës së BE-së.

Përderisa kryetari Jusuf Azemi tha se ndihma e shefit të BE-së është e një rëndësie të madhe, duke i treguar tutje për situatën e punëtorëve në vendet e tyre të punës, raporton EO.

“Faleminderit juve për mbështetjen e dhënë, dhe është shumë normale  që ne përfaqësojmë punëtorët e sektorit privat në mbarë Kosovën, ne si sindikatë po e përcjellim sidomos zbatimin e ligjit për sigurinë e punëtorëve në Kosovë”.

“… iu bëjë me dije që kemi një ligj të mirë të sigurisë në punë dhe gjëja më e keqe është që ky ligj nuk implementimet, nëse di implementohej do ishte shumë mirë, kemi numrin katër herë më të madh sa i përket rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendet e punës. Në shumicën e rasteve më e rëndë kur një punëtorë humb jetën dhe rasti vonon shumë”, tha Azemi gjatë këtij takimi.

Të ngjashme