Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heike Maas i cili po qëndron për vizitë në Kosovë nesër do ta vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiç dhe Mas do të takohen në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, në orën 9 të mëngjesit, dhe pas bisedës, janë planifikuar deklarata për media, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidentit serb, raporton Tanju.
Presidentja, Vjosa Osmani, aktualisht është duke zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. Pas këtij takimi pritet të ketë një konferencë të përbashkët për media të presidentes së vendit dhe kryediplomatit gjerman.