Shefi i ri i NATO-s viziton Ukrainën në udhëtimin e parë që nga marrja e detyrës

Prishtinë | 03 Tet 2024 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte vizitoi Ukrainën të enjten në udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga marrja e detyrës. Ai u zotur për mbështetje të vazhdueshme për Kievin në luftënme Rusinë.

Rutte u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev ndërsa sirenat e sulmit ajror u ndezën dy herë në kryeqytetin ukrainas.

Kreu i ri i NATO-s u zotua kur mori detyrën të martën për të ndihmuar në mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, e cila ka luftuar pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë që nga shkurti i vitit 2022 dhe së fundmi ka qenë në mbrojtje për shkak të një shtytjeje të pamëshirshme të ushtrisë ruse në rajonet lindore, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Rutte shprehu besimin se mund të punojë me këdo që zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, anëtari më i fuqishëm i aleancës, në nëntor. Ky mund të jetë një moment kyç për përpjekjet e Ukrainës për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme perëndimore.

Zelensky tha se ai diskutoi me Rutte elemente të të ashtuquajturit plani i fitores së Ukrainës, përpara një takimi të NATO-s që mbahet në bazën ajrore Ramstein në Gjermani javën e ardhshme.

Të ngjashme