Shefi gjerman i inteligjencës së brendshme, Hans-Georg Maassen, u shkarkua nga detyra pasi që u dëgjua prapa dyerve të mbyllura duke e quajtur partinë Social Demokrate (SPD) si e “majtë radikale” dhe duke thënë se ai po mendonte të hyjë në politikë.
Komentet e Massen të cilat u raportuan fillimisht nga gazeta Sueddeutsche Zeitung me qendër në Mynih, konsideroheshin si të rrezikshme pasi që mund t’i rihapnin përçarjet e thella midis partive të koalicionit qeverisës, shkruan Reuters.
“Unë i kam kërkuar Presidentit që ta vendosë kreun e Inteligjencës së brendshme në pension të parakohshëm”, ka thënë para gazetarëve, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.
Mirëpo në shtator të këtij viti, Seehofer ka arrit që ta shpëtoj Maassen nga shkarkimi, pasi që ky i fundit kishte pyetur rreth origjinalitetit të disa filmimeve ku shiheshin nacionalistët e ekstremit të djathtë duke i ndjekur disa emigrantë në qytetin Chemnitzit të Gjermanisë.