Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzën kundër Salih Kqikut shef i prokurimit në Gjilan i cili dyshohet se ka asgjësuar materialet arkivore. Kqiku akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Salih Kqikut shef i prokurimit në Gjilan. Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha për rajonipress se Salih Kqiku akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar, raporton rajonipress.
Maloku gjithashtu ka konfirmuar për rajonipress se brenda javës pritet të ngritën edhe dy aktakuza ndaj dy drejtorëve të tjerë komunal.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Isuf Sadiku, shefi i prokurimit Salih Kqiku dyshohet se ka asgjësuar materialet arkivore.
Kqiku, dyshohet se në cilësi të personit zyrtar, drejtor i drejtorisë së prokurimit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tija, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër duke punësuar dy familjar të vet.
Kqiku dyshohet se në një zyre në qendrën e inkubatorit të biznesit, ku kanë qenë të vendosura edhe dy raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të KRM “Higjiena” në Gjilan e të cilat zyrtarët policor nuk kanë mundur t`i gjejnë, e ku rezultojnë të asgjësuara.
Kqiku dyshohet se ka asgjësuar dhe fshehur materialet arkivore thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.