Shefi i BE-së bën thirrje për Ushtri evropiane

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 19:13 | Nga

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi sot se Evropa do të duhet të investojë më shumë për mbrojtjen e saj për shkak të ndryshimit thelbësor të drejtimit të diplomacisë amerikane.
“SHBA-ja ka ndryshuar në mënyrë thelbësore politikën e saj të jashtme gjatë dhe para ardhjes në pushtet të Donald Trump”, nënvizoi ai në një konferencë shtypi për mbrojtjen dhe sigurinë në Pragë.

“Që prej një dekade, ata mendojnë se mbajnë peshën më të madhe të mbrojtjes kolektive në Evropë”, shtoi Juncker.

“Ne nuk kemi zgjedhje tjetër vetëm të mbrojmë interesat tona (..) duke rritur përpjekjet për mbrojtjen”, shtoi ai.

“Mbrojtja e Evropës nuk mund të mbetet pa trajtuar”, nënvizoi Juncker duke përmendur gjithashtu dhe Aleancën Atlantike.

Komisioni Evropian shfaqi të mërkurën detajet për një projekt që synon të mbledhë 5,5 miliardë euro në vit nga investimet për mbrojtjen evropiane dhe propozoi dy skenare për integrimin ushtarak të riforcuar të 27 vendeve.

Zëvendës sekretarja e përgjithshme ashtu si dhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini këmbëngulën në marrëdhëniet e NATO-s dhe BE-së për mbrojtjen e Evropës.

“Një mbrojtje evropiane më e fortë do të thotë një Aleancë Atlantike më e fortë dhe reciproke (…) As NATO, as Evropa nuk mund t’i zbulojnë të vetme sfidat”, deklaroi Rose Gottemoeller.

“Nuk mund të ketë konkurencë mes institucioneve tona”, deklaroi Federica Mogherini, ndërkohë që vendet e Evropës lindore vazhdojnë t’i japin prioritet NATO-s për mbrojtjen e tyre, përcjell Atsh.

“Ka ardhur koha të reagojmë për çështjen e mbrojtjes evropiane”, nënvizoi Mogherini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme