Shefqet Shehu në zemër të Gjakovës, pranë bizneseve dhe qytetarëve çdo ditë

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Sot, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjakovës, z. Shefqet Shehu, zhvilloi një takim të afërt me qytetarët e Gjakovës.

Gjatë ecjes së tij në qendër të qytetit, ai vizitoi disa prej dyqaneve lokale, ku u interesua për sfidat dhe nevojat e bizneseve gjakovare. Shehu u ndalua gjithashtu nga kalimtarë të shumtë, me të cilët bisedoi për vizionin e tij për një Gjakovë më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë.

“Qytetarët e Gjakovës meritojnë më shumë përkujdesje dhe mbështetje. Unë jam këtu për t’i dëgjuar, për t’i kuptuar dhe për të ndërtuar bashkë me ta një të ardhme më të mirë,” tha Shefqet Shehu.

Takimi i sotëm ishte pjesë e angazhimit të tij të vazhdueshëm për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të diskutuar për një program qeverisës të bazuar në nevojat reale të tyre.

Të ngjashme