Pronarët amerikanë të Liverpoolit, Fenway Sports Group [FSG], kanë luftuar dhe refuzuar një përpjekje për blerjen e klubit për dy miliardë euro funtesh apo 2.22 miliardë eurosh.
Sipas tabloidit Daily Mail, kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour, u përpoq dhe dështoi me ofertën e tij për të blerë Liverpoolin.
Sheikh Khalid Bin Zayed Al Nahyan iu afrua përfaqësuesve të klubit nga Anfield në fund të vitit 2017.
Një marrje e pronësisë së klubit prej dy miliardësh do të ishte një rekord botëror për klubin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Khaled është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Lindjen e Mesme, shton raporti i mediumit britanik.
Ndryshe, Fenway Sports Group e bleu Liverpoolin për 280 milionë funte në vitin 2010, por tani vlera e klubit është shumëfishuar.
“FSG kanë qenë të qartë dhe të qëndrueshëm në qëndrimin e tyre se klubi nuk është në shitje”.
“Sipas kushteve të duhura ne do të konsideronim marrjen e një investitori minoritar, nëse një partneritet i tillë do të zgjeronte interesat tona komerciale në tregje specifike dhe në përputhje me zhvillimin e vazhdueshëm dhe rritja e klubit dhe e ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.