Ekonomia Online
FUNDIT

Çatia e vjetër rrezikon kalimtarët

Çatia e vjetër rrezikon kalimtarët

Një shtëpie të vjetër afër Komunës së Prishtinës i është shembur një pjesë e vogël e çatisë, por që ka mundur të rrezikojë kalimtarët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe kompania “Toifor”, të cilët kanë evituar rrezikun. Dëshmitarë të rastit treguan për Ekonomia Online se fatmirësisht në momentin e rënies së disa tjegullave […]

Një shtëpie të vjetër afër Komunës së Prishtinës i është shembur një pjesë e vogël e çatisë, por që ka mundur të rrezikojë kalimtarët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe kompania “Toifor”, të cilët kanë evituar rrezikun.

Dëshmitarë të rastit treguan për Ekonomia Online se fatmirësisht në momentin e rënies së disa tjegullave dhe tullave, nuk ka qëlluar askush në atë vend.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, megjithëse paguhet për komunikim me medie, si zakonisht nuk ka qenë dispozicion. Ai nuk ka qenë në zyrën e tij as nuk e ka hapur telefonin.

Të ngjashme