Një urë e cila po ndërtohej në kampusin universitar të një kolegji në Florida është shembur të enjten, ndërsa raportohet se ka zënë përfundi disa persona dhe vetura.
Ura që peshonte rreth 950 ton, do të lidhte kampusin e Florida International University me lagjen e afërt në Miami, por u shemb e tëra në ora 14.
Nuk dihet numri i saktë i personave që i ka zënë ura. Miami Heral shkruan se policia beson se shembja ka shkaktuar “shumë të papritura”.
Ende nuk dihet shkaku i shembjes së urës.