Shenjat e gjelbra në trotuare të Prishtinës të dërgojnë tek lokacionet e Manifestës

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për shenjat e gjelbërta që janë vendosur nëpër trotuaret e kryeqytetit.

Ai ka thënë se këto të dërgojnë tek Manifesta Biennal, transmeton KlanKosova.tv.

“Secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e Manifesta Biennial”.

“Nga 23 korriku, të gjitha rrugët ju çojnë në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës ne botë, që sivjet kemi kënaqësinë ta kemi në Prishtinë!”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme