Shënohen 3 viktima dhe 55 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

3 viktima të tjera nga COVID-19 janë regjistruar në vend. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë tha se janë 55 raste të reja ndërkohë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme