Shënohet rasti i parë i thumbimit nga rriqrat në Malishevë

Malishevë | 27 Shk 2017 | 11:08 | Nga

Gjatë kësaj fundjave, është shënuar rasti i parë i thumbimit nga rriqrat në territorin e Komunës së Malishevës, për këtë vit.

Kështu ka raportuar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

“Gjatë fundjavës, është shënuar edhe rasti parë i thumbimit nga rriqrat, por është thjeshtë thumbim dhe nuk ka vend për shqetësim”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha, ka bërë të ditur se, si drejtori janë përgatitur dhe kanë marrë masat e nevojshme, brenda kompetencave, për fushatat si masa mbrojtëse ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Në tri vitet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk janë regjistruar raste të vdekjeve nga EHKK, ndërsa në vitin 2016, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK.

Përndryshe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nganënkryetari i Komunës së Malishevës, Raxhep Mazreku, u raportua përpërgatitjet për fillimin e realizimit të projekteve, sipas listës sëprojekteve kapitale. Mirëpo për zhvillimin e procedurave të prokurimit,Komuna e Malishevës, është duke u përballur me probleme në sistemin e ri të prokurimit të publik.

Drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, gjatë raportimit të tij, i ka shfaqur dy probleme me të cilat është duke u përballur Malisheva, e para mosfunksionimi i mirë i sistemit elektronik të prokurimit publik (shqetësim ky i shfaqur edhe me fillimin e implementimit të këtij sistemi), si dhe mos alokimi i mjeteve nga të hyrat vetenake, nga thesari në qendër, që sipas drejtorit Krasniqi, “kjo është shumë shqetësuese”.

Drejtori për administratë, ka njoftuar se është shtuar në masë të madhe numri iqytetarëve të cilët kërkojnë certifikata, por shërbimet komunale janë të përgatitura dhe ju ofrohen shërbime të shpejta dhe pa probleme tëgjithë qytetarëve.

Drejtori i Arsimit, ka paraqitur edhe njëherë problemin e mbajtjes së tekstevemësimore të vjetra, në hapësirat e shkollave, kryesisht në çatitë eshkollave, pasi kjo mund të paraqes rrezik permanent dhe rrjedhimishtrrezikohet siguria e nxënësve në shkolla, mirëpo me gjithë kërkesat evazhdueshme, MASHT-i ende nuk ju ka dhënë një sqarim drejtorive, se sitë veprojnë për largimin e tyre, pasi ato tekste janë të MASHT-it.

Përndryshe në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale, u raportua për përgatitjet për shënimin e 5,6 dhe 7 Marsit ditët e “Epopesë së UÇK-së” si dhe Ditës së Mësuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme