Shënohet viktima e 25-të në Shqipëri, nga Coronavirusi

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se numri i viktimave atje ka shkuar në 25.Viktima ishte një pacient 90-vjeçar nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë, raporton Tch.

Të ngjashme