Shënon rritje sigurimi nga përmbytjet dhe tërmeti

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 18:49 | Nga

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) sot mbajti konferencë për media me temë “Stabiliteti i tregut të sigurimit dhe kujdesi për të siguruarit dhe shfrytëzuesit e sigurimit”.

Nënkryetarja e Shoqatës së Sigurimit në OEM, Vesna Gjorçeva në fjalën e saj tha se, edhe përkundër krizës politike, sipas treguesve të shpallur publikisht për vitin 2016 për industrinë e sigurimeve, konfirmohet se tregu i sigurimit është stabil me komponentë të vërejtur zhvillimor.

“Nuk ka ndryshim në numrin e shoqërive të sigurimeve në vitin e kaluar 2016. Ato mbesin njëmbëdhjetë në numër, për sigurime jojetësore, katër shoqëri që shesin polisa për siguri jetësore janë në treg. Megjithatë, numri i shoqërive të brokerimit për ndërmjetësim në sigurim në vitin 2016 është rritur në 34, ndërsa agjenci përfaqësimi ka 14-të”, deklaroi Gjorçeva.

Ajo shtoi se në këto kanale për sigurim u bashkangjiten edhe bankat afariste, numri i të cilave në vitin 2016 arrin në tre, ndërsa siç tha, në vitin 2017 pritet që ky numër të rritet.

Gjorçeva tha se ligji i ri për sigurim, në të cilin filloi të punojë Ministria e Financave në vitin 2016 është me rëndësi të madhe për industrinë e sigurimit.

Klime Poposki, kryetari i Këshillit për Ekspertë në Agjencinë për Supervision të Sigurimit, tha se një nga klasat më të rëndësishme të sigurimit, krahas sigurimit të detyrueshëm nga auto-përgjegjësia, është sigurimi pronësor në pjesën e sigurimit jojetësor.

Ai transmetoi se tek personat fizik rritja e marrëveshjeve të lidhura për sigurim të pronës arrin në 13.77 për qind, ndërsa tek personat privat kjo rritje arrin në 6.42 për qind.

“Në segmentin e sigurimit nga vërshimet, numri i përgjithshëm i marrëveshje të shitura për sigurim është 17.064, që paraqet rrtije në raport me rrezikun e vërshimeve nga viti 2015, kur u shitën vetëm 8.932 polisa”, tha Poposki.

Sipas tij, rritje të posaçme në marrëveshje të lidhura të këtij lloji vërehen tek personat fizik, gjegjësisht, në vitin 2016 janë shitur 14.307 marrëveshje të personave fizik, nga gjithsej të shiturat.

“Kjo ka të bëjë me përmbytjet katastrofale që goditën Shkupin dhe rrethinën vitin e kaluar. Rritje është regjistruar edhe tek marrëveshjet e shitura për sigurim nga rreziku i tërmetit”, tha Poposki.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme