Shërbimi Korrektues bëhet me njësit të inteligjencës

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Llogariten si institucione të sigurisë së lart. Por, gjëra të palejuara futen edhe në Qendra të Paraburgimit.

Madje brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren janë futur edhe telefon.

Brenda një qelie ku ishin të vendosur katër të paraburgosur të enjten në mbrëmje, janë gjetur dy telefon të llojit Iphone 5.

Gjetja e këtyre telefonave, u bë e mundur përmes Njësitit të Inteligjencës që funksionon në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Florent Gashi, nga zyra për Informim e SHKK-së thotë se ky njësit i cili funksionon tash e një vit ka ndihmuar shumë në shtimin e sigurisë nëpër institucionet korrektuese.

Disa nga pjesëtarët e këtij njësiti, janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Intelegjenca në kuadër të SHKK-së monitoron jo vetëm të burgosurit por edhe stafin e shërbimit.

Ndërsa bashkëpunon ngushtë edhe me organet e tjera të sigurisë.

Ndërkohë, ndaj katër personave që iu është gjetur telefonë në qendrën e paraburgimit është inicuar procedurë disiplinore.

Ndryshe, angazhimit në punë që nga dita e martë do t’I kthehen 226 punonjës të shërbimit korrektues.

Gashi thotë se të njëjtit do të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19.

Në total, të punësuar në shërbimin korrektues të Kosovës janë 1650 persona.

Të ngjashme