Shërbimi korrektues, pa buxhet, anulon konkursin për 70 oficerë (Video)

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 20:06 | Nga

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka anuluar konkursin për 70 oficerë shkaku i buxhetit. Drejtori i këtij shërbimi Sokol Zogaj shpreson që konkursi i ri të shpallet në janar të vitit të ardhshëm.

Mungesa e buxhetit ka bërë që Shërbimi Korrektues i Kosovës të anulojë konkursin e shpallur për pranimin e 70 oficerëve në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc dhe atij në Gjilan.

Drejtori i kësaj qendre Sokol Zogaj thotë se pasi të formohet Qeveria e re do të shpallet konkursi tjetër.

Vetëm për këtë vit Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte parashikuar punësimin e 60 oficerëve në Gërdoc. Ndërsa në burgun në Gjilan ishte planifikuar të punësoheshin 10 oficerë.

Konkursi ishte shpallur në qershor të këtij viti dhe për 70 vende të punës kishin aplikuar më shumë se 6 mijë persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme