Sherifi: PDK-ja dhe LDK-ja na refuzuan të bëhemi bashkë si opozitë

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë refuzuar publikisht ftesën e disahershme të Famir Limajt, kryetarit të Nismës për t’u bërë bashkë në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka deklaruar se Nisma dhe AAK ishin të zëshëm ndaj kërkesës së tyre për dy partitë e tjera opozitare.

“E dini se Z. Fatmir Limaj ka gati një vit që e kërkon një front të përbashkët të opozitës për të ndërruar këtë qeveri, kur e lidhëm koalicionin me AAK-në prapë Z. Limaj dhe Z. Haradinaj u kanë bërë ftesë dy partive opozitare që të bëhemi bashkë në një listë zgjedhore”.

“Kemi marrë përgjigje publike se ata duan të ecin vetëm, e kemi respektuar këtë vullnet, por nuk është se ka munguar gatishmëria, kemi qenë shumë të zëshëm për këtë drejtim”, ka thënë Bilalli në Info Magazine të Klan Kosovës.

Të ngjashme