Sherifi: Të fillojmë me realizmin e zotimeve të Haradinajt

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 15:31 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se është mirë që pas një periudhe të gjatë u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

“Pas një periudhe disa kohësh u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e saj dhe ditën e shtunë është caktuar seanca besoj që sot ose nesër caktohet edhe ora”.

Sherifi ka shtuar se duhet filluar me realizimin e zotimeve të cilët do të shpalosen nga kryeministri i ardhshëm i vendit, Ramush Haradinaj.

“Të fillojmë me realizmin e zotimeve të cilat zotëri Haradinaj si kryeministër i ardhshëm do t’i shpalos ditën kur do të formohet Qeveria e Kosovës. Seanca ka mund që të mbahet edhe sot edhe nesër, por është caktuar për të shtunën pasdite”.

 

Të ngjashme