Të mërkurën në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët pas një mosmarrëveshjeje për vend parkim, kanë sulmuar një person duke i shkaktuar lëndim trupor.
Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK dhe pas intervistimit është liruar.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, pushkë gjuetie e përdorur në rast, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur.
Me vendimin e prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje kurse i dyshuari tjetër lirohet në shtëpi.