Sheshi “Jusuf Gërvalla” në Pejë ende pa ndriçim

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 09:17 | Nga

Në katër vjetët e kaluar, në sheshe dhe rrugë të tjera në qytet dhe në disa fshatra, Komuna e Pejës ka zgjeruar ndriçimin publik me vendosjen e 2 mijë e 700 shtyllave të reja ndriçuese.

Vetëm gjatë vitit 2017 janë vendosur rreth 700 shtylla të reja ndriçimi dhe po aq në numër sa vjet shtylla të ndriçimit janë planifikuar të vendosën edhe sivjet në hapësirat e ndryshme publike. Por deri tash asnjë shtyllë nuk është vendosur në një shesh të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në hapësirën në mes të objektit të komunës, teatrit të qytetit “Istref Begolli” dhe kinemasë së qytetit “Jusuf Gërvalla” vjet është ndërtuar sheshi i ri “Jusuf Gërvalla”, në mes të cilit është e ngritur shtatorja e atdhetarit Jusuf Gërvalla.

Përreth kësaj shtatore në mesin e pllakave të shtruara gjenden aty-këtu disa drita tokësore të vendosura për ndriçimin e shtatores, por që asnjëherë nuk ndriçojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme