Shfuqizohet vendimi i Haxhiut, rekomandohet rikthimi në punë i drejtorit të burgut

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbyesit Civil (KPMShCK) e ka shfuqizuar një vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqa.

KPMShCK-ja, ka rekomanduar Ministrinë e Drejtësisë që ta rikthejë Beqën në pozitën e drejtorit.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e parashtruar nga ankuesi”, thuhet në vendim, teksa vijon: “Shfuqizohet vendimi i datës 22.12.2021 i Ministres së Drejtësisë të Republikës së Kosovës”.

Bazuar në arsyetimin e vendimit të Këshillit, shkarkimi i Arif Beqës është në kundërshtim me ligjin.

“Prandaj, Kolegji për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave pasi ka peshuar me kujdes këto prova një nga një dhe së bashku në tërësi, ka konstatuar se Vendimi me nr.164/2021 i datës 22.12.2021 i Ministres së Ministrisë së Drejtësisë është në kundërshtim me dispozitat e lartshënuara ligjore dhe si i tillë duhet të shfuqizohet me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”, thuhet në vendim.

Beqa, ishte shkarkuar nga pozita mbi dyshimet për fshehjen e një rasti të ngacmimit seksual i cili dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën Korrekutese për të Mitur në Lipjan.

Ai, më parë ka uhstruar funksionin e drejtorit në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, ndërsa së fundi ishte transferuar në Pejë.

Të ngjashme