Shi i rrëmbyeshëm në Malishevë, ndërhyjnë zjarrfikësit në një shtëpi

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 12:46 | Nga

Shiu i rrëmbyeshëm që e ka kapluar territorin e Komunës së Malishevës, është përcjellë edhe me dëme, pasi uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi të banimit.

Ekipet e njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, kanë intervenuar në fshatin Pllaqicë, për largimin e ujit në një shtëpi banimi, thuhet në komunikatën e komunës së Malishevës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, ekipet emergjente, me të marrë informacionin ka intervenuar në fshatin Pllaqicë, pasi uji kishte depërtuar së paku në një shtëpi banimi. Sipas tij, njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë, ka larguar ujin nga kjo shtëpi banimi.

Përndryshe, shiu i rënë sot, në disa pjesë të Komunës së Malishevës, është shoqëruar dëme, të cilat do të vlerësohen në ditët në vijim, kurse në Pllaqicë, në shtëpinë ku është intervenuar, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, transmeton klankosova.

Drejtori Gashi, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë, për të ndërhyrë nëse paraqitet nevoja, pasi parashihet të vazhdojnë të reshurat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme