Shifra marramendëse! Ja sa fiton Shakira për një koncert

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Shakira padyshim është një nga artistet më të suksesshme, duke gëzuar 15 çmime ‘Grammy Latine’ dhe 3 ‘Grammy’ si dhe plot çmimesh tjera.

Sipas një raporti, Shakira përvec se mban turnetë e saj, ajo ka edhe koncerte private, ku thuhet se fiton 300 mijë euro për çdo orë performancë.

Një vit më parë, artistja kishte shifrën 200,000 euro, dhe duket se tani është rritur mjaft shumë. Sipas portalit të specializuar “Celebrity Net Worth” pasuria totale e këngëtares shkon në 300 milion dollarë, ku krahas koncerteve dhe albumeve të saj, ajo ka edhe biznese tjera të ndryshme.

Nga ana tjetër, artistja është duke planifikuar edhe një turne botëror, ku do të rrisë edhe më shumë popullaritetin e saj si dhe suksese të pandalshme në të ardhurat e saj.

Të ngjashme