Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, me të cilët ka diskutuar për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Sipas komunikatës së Presidencës, drejtuesit e institucioneve të sistemit prokurorial dhe gjyqësor e uruan Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe institucionale.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.
Presidentja Shiroka Pula theksoi se një sistem i drejtësisë i pavarur, profesional dhe i paanshëm është thelbësor për zbatimin e ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.
“Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Po ashtu, ajo shprehu mbështetjen institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së tyre.
“Ajo shprehu mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre”, bëhet e ditur në komunikatë.