Shitësit e derivateve në Gjilan nuk e zbatojnë udhëzimin për vendosjen e çmimeve

Gjilan | 17 Pri 2019 | 23:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë muaj më parë ka lëshuar udhëzimin administrativ, i cili obligon pikat shitëse të derivateve të vendosin çmimet në tabelat përkatëse në hyrje të tyre.

Edhe përkundër këtij udhëzimi, disa prej shitësve të derivateve në Gjilan, vazhdojnë të mos ekspozojnë çmimet dhe ta shkelin këtë udhëzim të Ministrisë, raporton Gjilani Online.

Vendosja e tabelave ka për qëllim që konsumatori t’i ketë sa më të qarta çmimet.

Të ngjashme