Një shi i rrëmbyeshëm që ka përfshirë Prishtinën në orët e mbrëmjes ka shkaktuar kaos në trafikun e Prishtinës.
Rrugët janë vërshuar nga uji i shumtë që nuk e kanë përbirë pusetat dhe kanalizimet.
Vetë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet.
“Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën “Nazim Gafurri” , “Rrugën B”, te banesat e bardha në Breg të Diellit, rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tophane, Kolovicë etj.
“Sipas njoftimit të Komunës, ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e poashtu edhe ekipet e zjarrëfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera.
“Për çdo vështirësi qytetarët duhet të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve, ndërsa të gjithe qytetarët udhëzohen të reduktojnë lëvizjet nëpër qytet përveq në raste urgjente”, thuhet në njoftim.
(Foto: Albulena Misini)