Shkalla e vdekjeve në Francë dhe Itali ka shënuar rënie

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Dy nga vendet evropiane të prekura më keq nga pandemia, Italia dhe Franca,  kanë raportuar një ulje të numrit ditor të vdekjeve të lidhura me Covid-19.

Shifra e fundit nga Italia është 431 – më e ulta në më shumë se tre javë.

Zyrtarët thonë se kriza ka arritur kulmin.

Franca ka regjistruar një rënie të vogël në numrin e të vdekurve.

U tha të dielën kishte 315 vdekje në spital në 24 orët e kaluara, krahasuar me 345 një ditë më parë, raporton BBC.

Sidoqoftë Spanja ka parë një rritje të vdekjeve të përditshme të lidhura me Covid-19, në pak më shumë se 600.

Qeveria paralajmëroi se mund të ketë ende kohë të vështira përpara, edhe pse numri i infeksioneve të reja vazhdon të ngadalësohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme