Shkaqet e radikalizmit të të rinjve kosovarë, kryesisht ekonomike

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 13:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Fol Tash” ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit “Shkaqet e shfaqjes së elementëve ekstremë në Kosovë – objektivat dhe hapat drejt deradikalizimit”, raporton Ekonomia Online.

Raporti thotë se radikalizmi në Kosovë është shfaqur pas luftës së fundit. Shkaqet e radikalizmit të të rinjve sipas raportit janë kryesisht ekonomike. E kjo detyroi numër të madh të të rinjve t’i bashkohen organizatave terroriste.

Edhe organizatat humanitare që erdhën në Kosovë sollën një frymë të re të islamizimit çka ka ndikuar në radikalizëm, u tha në këtë takim.

Tash kur mbi 300 persona u tha se u janë bashkuar organizatave terroriste e mbi 50 persona u vranë në betejat e luftës, sfidë për institucionet po mbetet deradikalizimi.

Kryeredaktori i “Fol Tash”, Bekim Jashari, tha se raporti është i ndarë në disa periudha.  Sipas tij, në periudhën e paraluftës Kosova nuk është pasur probleme të natyrës fetare.

“Pas periudhës së vitit 2000 filloi një situatë krejtësisht tjetër. Përkthimi i titujve fetar me autor hoxhallarë që prodhonin tituj librash pa u mbikëqyrur nga askush”, tha ai.

Shemsi Jashari nga “Demokracia Fillon Këtu”, tha se pjesëmarrja e shoqërisë civile në këtë hulumtim ka bërë që kjo teme të mos trajtohet vetëm nga një anë, por të trajtohet edhe nga një pikëpamje tjetër.

“Institucionet shtetërore duhet të mbikëqyrin fondet e organizatave që janë të paraqitura si organizata jo qeveritare. Shumica e këtyre organizatave që janë në treg nuk janë aktive. Një rekomandim tjetër është që fjalimet fetare të bëhen në mbikëqyrje nga personat kompetent”.

Ai gjithashtu propozoj që të gjithë të diplomuarit në Arabi t’i nënshtrohen një trajnimi para se të marrin pozita si të imamëve. Kjo për arsye se sipas tij, është hasur në një kalimi të vijës së islamit tradicional.

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë tha se trajtimi i zhvillimeve të fundit fetare në Kosovë duhet të bëhet në mënyrë më të gjerë pasi edhe pse nuk ka akte terroriste të zhvilluar në Kosovë ka kosovarë të cilët kanë vdekur në luftërat për një ideologji të caktuar, raporton EO.

“Qasja duhet ne qenë më dimensionale. Thuhet se në Kosovë nuk ka pasur akte terroriste andaj edhe duhet të zbutet si çështje. Mirëpo pasojat e kësaj çështje janë humbja e jetës së personave për shkak të kësaj ideologjie. Nuk ka rëndësi se ku kanë vdekur me rëndësi është se ata janë shtetas të Kosovës”, tha ai.

“Mendoj se aktivitete për rritjen e vetëdijesimit duhet me u zhvillu në formë më të gjerë duke përfshirë më shumë njerëz kompetentë. Pasi kjo ideologji përballohet nga njëra anë kanë kompetencë për këtë ideologji. Unë mendoj se deradikalizimi më shumë bëhet në aspektin e sjelljes e me vonë të bindjes”.

Të ngjashme