Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Malit të Zi në seancën e jashtëzakonshme sonte miratoi propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq.

43 deputetë të koalicionit “Zi mbi Bardhë” dhe opozita votuan për shkarkimin e Beçiqit.

Deputetët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë” ishin kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim, raporton televizioni publik malazez.

Beçiq, i cili abstenoi gjatë votimit, u zgjodh kryetar i Kuvendit më 23 shtator të vitit 2020.

Deri në zgjedhjen e pasuesit të Beçiq, detyrën e kryetarit të Kuvendit do ta ushtrojë Strahinja Bulajiq, nënkryetar dhe përfaqësues i klubit më të madh të deputetëve.

Të ngjashme