Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, Artan Nimani është shkarkuar nga pozita e rektorit të këtij Universiteti. Lajmi është konfirmuar nga Agon Haxhikadrija kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës.

Njoftimi i plotë:

Iu njoftojmë se Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur sot me datë 21.11.2022 ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra të rektorit prof. asoc. dr. Artan Nimani.

Vendimi për shkarkimin e rektorit është marrë me 5 vota për arsyet e listuara si më poshtë:

• Dështimi për të krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për mbarëvajtje të procesit mësimor si pasojë e minimizimit dhe mos ndëshkimit të rasteve të dhunës (rrahje, shantazhe, kërcënime) të cilat janë shpeshtuar në ambientet e universitetit.

• Rrezikim i humbjes së besimit ndaj organeve të pavarura vendimmarrëse të universitetit për shkak të mos zbatimit të vendimeve/rekomandimeve të tyre.

• Ndërhyrje në vendime të organeve të pavarura statutare të universitetit.

• Ndryshimi i vendimit të Këshillit të Etikës në Senat si dhe mos adresim të rekomandimit të Këshillit Drejtues duke tejkaluar kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale.

• Mos respektim të rekomandimit të Këshillit Drejtues dhe mos gatishmëri për të adresuar kërcënimin e denoncuar tek Këshilli i Etikës.

• Vështirësi të shumta të shoqëruara dhe me probleme për akreditimin e programeve.

• Mos raportimi financiar për periudhën TM3-2022 në Këshillin Drejtues dhe mundësia për të vendosur atë në lajthitje ligjore.

• Menaxhimi joadekuat i buxhetit për “Paga dhe Mëditje” si pasojë e planifikimit jo të mirë si dhe të pagesave të shumta mbi-normë.

• Rezultate të pamjaftueshme kërkimore – shkencore dhe të mobilitetit në arenën ndërkombëtare.

• Mungesë e strategjisë, kapaciteteve dhe koordinimit për ngritjen e cilësisë në arsim me metoda bashkëkohore si dhe për krijimin e një ambienti atraktiv për tërheqjen e studentëve vizitorë si dhe dështim në realizimin e programeve semestrale në gjuhën angleze.

• Mungesë planifikimi, koordinimi apo informimi të KD-së për qëllimet dhe përfitimet e universitetit nga vizitat e shpeshta ndërkombëtare. Mos adresimi i kërkesave financiare për aprovim në KD.

• Rezultate jo të kënaqshme në ndërtimin e partneritetit strategjik me kompanitë publike dhe komunitetin e biznesit si dhe dështim në gjenerimin e të hyrave nga shërbimet e konsulencës, ekspertizave të ndryshme dhe shërbimeve tjera profesionale.

• Dështim në hartimin e rregullores për mbrojtjen e etikës akademike nga plagjiatura dhe nga revistat mashtruese.

• Renditje jo e kënaqshme në listën ndërkombëtare të universiteteve ËEBOMETRICS dhe mungesë e strategjisë për të përmirësuar këtë gjendje.

• Mos azhurimi i raporteve vjetore, rregulloreve, vendimeve, dhe dokumenteve tjera në ëeb-faqen e universitetit edhe pse është kërkuar disa herë nga KD.

• Mos-adresim i çështjes së punësimit nga të gjeturat dhe rekomandimet e auditorit të vitit të kaluar.

• Dështimi në krijimin e një ambientit të besueshëm, konkurrues, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në meritokraci për çështjen e punësimeve.

• Procese jo transparente të punësimeve të përcjella me shumë ankesa dhe dyshime për parregullsi.

• Mos transparencë për financime të botimeve shkencore.

Të ngjashme