Shkatërrohen 3453 bimë narkotike në Zveçan

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 14:08 | Nga

3453 bimë narkotike të llojit marihuanë janë gjetur në fshatin Loziste të Zveçanit.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, janë marrë mostrat për analizë laboratorike, ndërsa bimët e tjera janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

Njësitet përkatëse policore, sipas raportit, janë duke e hetuar rastin.

Policia nuk ka raportuar nëse për këtë rast ka të dyshuar, ose të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme