Shkatërrohet banda e drogës në Itali, arrestohen 4 “bossat” shqiptarë

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 11:20 | Nga

Policia italiane ka shkatërruar ditën e sotme një bandë trafikantësh droge në Brindizi. Mësohet se banda me 14 shtetas ishte e përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

Policia fqinje raporton se ata akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Puglia.

Kryesisht anëtarët e bandës e trafikonin drogë me gomone nëpërmjet detit sipas të dhënave nga Guardia di Fianaza.

Mediat italiane bëjnë të ditur edhe emrat e shqiptarëve të arrestuar:

Vaso Mekshi, 39 vjeç, Shefik Muho, 33 vjeç, Leonard Bufi, 36 vjeç dhe Emilian Bufi, 31 vjeç.

Pjesa tjetër e të arrestuarve janë qytetarë italianë, të cilët bënin edhe transportin nëpër det të lëndës narkotike.

Sipas policisë, metoda e përdorur nga trafikantët për të sjellë drogën në Itali, ishte e njëjtë me atë të kontrabandimit të cigareve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme