Shkatërrohet banda kriminale shqiptare në Itali, tetë të arrestuar

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Një bandë kriminale e përbërë nga 8 shqiptarë përgjegjës për trafik droge dhe shfrytëzimin e prostitucionit Milano kanë rënë në prangat e policisë .

Operacioni për kapjen e tyre u realizua nga karabinierët në Milano në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Krahas arrestimit të tyre policia ka mundur të sekuestrojë një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.

Sipas mediave italiane hetimi për këtë grup kriminal ka nisur që në vitin 2017. Anëtarët e tij kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe ishin me origjinë nga Lezha.

Grupi ishte shumë mirë i organizuar dhe vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe në atë të prostitucionit.

Ata trafikonin sasi të mëdha droge, ndërkohë që mund të arrihej të transportohej për një ‘rrugë’ deri në 15 deri 20 kg kokainë. Droga shitej thuajse në të gjithë Lombardinë.

Investimet e mëdha për blerjen e kokainës, realizoheshin prej tyre edhe për shkak të të ardhurave që rridhnin nga kontrolli i zonave të prostitucionit.

Grupi përdorte për shfrytëzim prostitucioni 6-7 vajza dhe fitonin nga 3000 deri 4000 euro në natë.

Sipas mediave për shkak të lidhjeve të fuqishme kjo bandë nuk lejonte formimin e grupimeve të tjera ose arrinte të luftonte edhe ato ekzistueset.

Të ngjashme