Ekonomia Online
FUNDIT

“Shkodra Elektronike” shfaq sonte koncert në Prishtinë për Ditë të Çlirimit, pritet nga kryetari Rama

“Shkodra Elektronike” shfaq sonte koncert në Prishtinë për Ditë të Çlirimit, pritet nga kryetari Rama

Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupi Shkodra Elektronike, do të mbajnë koncertin e tyre të parë në Kosovë, sonte më 16 qershor, në AMC Hall, duke nisur nga ora 20:00, në kuadër të festimeve për Ditën e Çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se na kanë nderuar që […]

Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupi Shkodra Elektronike, do të mbajnë koncertin e tyre të parë në Kosovë, sonte më 16 qershor, në AMC Hall, duke nisur nga ora 20:00, në kuadër të festimeve për Ditën e Çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se na kanë nderuar që janë sot këtu.
“Ne i kemi në Prishtinë për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. Na kanë nderuar. Sot do të jetë koncert i paharrueshëm “, tha Rama.

Anëtari i grupit, Kolë Laca, tha se është nder i madh të jenë këtu në këtë ditë kaq të veçantë.

“Është nder i madh me qenë në këtë ditë kaq të veçantë për Prishtinën dhe Kosovën. Si kemi filluar me organizim me dashuri po shkon. Është nder i madh të marrim çmimin ‘Hyjnesha në Fron”, tha Laca.

Ndërsa, Beatriçe Gjergji tha se shpreson të festojnë bukur.

“Është nder i madh të jesh këtu për festën tuaj dhe shpresojmë ta festojmë mirë”, shtoi Gjergji.

Të ngjashme