Shkolla “Emin Duraku” me mësim tërë ditor

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 13:52 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, në ditën e parë të këtij viti shkollor vizituan shkollën “Emin Duraku”.

Në këtë vizitë, Ahmeti dhe Nagavci uruan nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle për suksese sa më të mëdha në vazhdim.

Shkolla “Emin Duraku” nga sot fillon me mësimin tërë ditor, gjë që ndikon dukshëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Komuna e Prishtinës është duke punuar në vazhdimësi edhe përmes intervenimeve të nevojshme infrastrukturore ashtu që koncepti i mësimit tërë ditor të shtrihet gradualisht nëpër të gjitha shkollat e kësaj komune.

Drejtori i shkollës, Agron Mexhuani, falënderoi Komunën e Prishtinës për mbështetjen e madhe që po i jep kësaj shkolle, duke ndikuar kështu dukshëm në ngritjen e cilësisë në arsim.

shpend ahmeti1

Të ngjashme