Shkolla International Learning Group viziton UBT-në, vendin e talentëve në fushën e arkitekturës

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Sot, hapësirat e mahnitshme të UBT janë bërë qendër e vëmendjes së një vizite të veçantë. Shkolla e njohur International Learning Group – ILG School ka zgjedhur të shoh nga afër një ditë në drejtimin e arkitekturës dhe mundësitë e studimit që ofron UBT.

Profesorët e Fakultetit të Arkitekturës, Bard Bajçinovci dhe Anita Ymeri, bashkë me koordinatorin e Qendrës së Karrierës, Gentrit Misini, kanë pritur nxënësit e ILG School. Me një mikpritje të ngrohtë, ata i kanë udhëzuar nxënësit në një udhëtim mahnitës në botën e arkitekturës në UBT.

Nxënësit janë bërë pjesë e një eksplorimi të thellë në laboratorët e larmishëm të UBT-së. Nga modelimi 3D deri te teknologjitë e avancuara të ndërtimeve, ata kanë pasur rastin të hulumtojnë dhe të eksperimentojnë me këto teknika të avancuara.

Nxënësit kanë marrë informacione se si zhvillohet procesi i nxënies në këtë institucion! Diskutimi për arkitekturën dhe ide të ngjashme kanë sjellë frymëzim të pasur, duke lënë hapësirë për të çliruar kreativitetin e tyre në një mjedis plotësisht të frymëzues

UBT vazhdon të jetë vendi i zgjedhur për të zhvilluar talente të reja në fushën e arkitekturës. Pas kësaj vizite të mrekullueshme, nxënësit e ILG School kanë mbetur me shpresë dhe inspirim për të ndjekur karrierën e tyre në arkitekturë.

Të ngjashme