Shkolla në Han të Elezit mbetet pa ujë, pezullohet mësimi

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Shkolla “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit ka pezulluar mësimin këtë të mërkurë, si pasojë e mungesës së ujit.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë janë duke u kryer punime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, për çka kjo shkollë thotë se si pasojë e mosfurnizimit me ujë, po cenohet shëndeti i fëmijëve.

Në njoftim u theksua se mësimi do të pezullohet deri sa të rregullohet rrjeti i ujit.

“Të nderuar prindër me keqardhje ju njoftojmë se nesër me dt.13.5.2026 e mërkurë pezullohet mësimi në shkollën amë, pasi janë duke u kryer punime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, gjë e cila cenon shëndetin e fëmijëve, pra mungesa e ujit, andaj në bashkëkordinim me DKA kemi vendosur që mësimi të pezullohet deri sa të rregullohet rrjeti i ujit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme