Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë të mërkurën shpërndan librat për nxënësit

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë gjatë së mërkurës do të bëhet shpërndarja e librave për nxënësit nga klasat gjashtë deri në të nëntën.

Në një komunikim të kujdestarëve të klasave me prindërit u është kërkuar atyre që të jenë prezentë në shkollë në orare të caktuara.

Madje u është bërë e ditur se duhet që të nënshkruhen në listë që i obligon që t’i kthejnë librat vitin tjetër.  

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë te DKA-së, tekstet shkollore  duhet te shpërndahen nesër sipas  këtij orari:

– Klasat e VI-ta nga ora 12:00

– Klasat e VII- ta nga ora  13:00

– Klasat e VIII-ta nga ora 14:00

– Klasat e IX-ta nga ora 15:00

Prindërit/nxënësit që marrin tekstet duhet të nënshkruhen në listë dhe obligohen që vitin tjetër duhet të kthehen tekstet.

Nesër të gjithë kujdestaret e klasave bashke me mësimdhënësit lëndor duhet te vendosin tekstet nëpër klasat përkatëse dhe të ndahen për secilin nxënës.

Të ngjashme