Shkon në mbi 52 mijë numri i të infektuarve me Coronavirus në Rusi

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 5,642 raste të reja të Coronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 52,763 persona, bëri të ditur Qendra për Menaxhimin e Krizës.

Përpos të infektuarve, gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 51 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 456, njoftoi kjo qendër.

Numri i rasteve të koronavirusit në Rusi filloi të rritej me të madhe gjatë këtij muaji, ndonëse në fillim raportoheshin më pak raste se në shumë shtete evropiane, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Rusia ka qenë ndër vendet e para që ka marrë masa të ashpra të izolimit, përfshirë mbylljen e kufirit me Kinën dhe ndërprerjen e fluturimeve ndërkombëtare.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se qeveria është duke u marrë me përgjegjësi të plotë me këtë gjendje dhe se situata është nën kontroll të plotë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme