Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një grua 23 vjeçare ka denoncuar se vajza e saj e mitur ka qenë e përdhunuar nga një familjar i tyre i cili po ashtu është i mitur.
“Më 08.12.2021 në ora 18:32 në SPB Shkup, 23 vjeçarja nga Shkupi dhe bashkëshorti i saj kanë denoncuar se rreth orës 08:00, familjari i tyre i mitur ka përdhunuar vajzën e tyre të mitur”, thuhet në raportin policor.
Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Qendra për Punës Sociale në Shkup.
Nga policia theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.