Jo objektiva “qesharake”, mos justifikoni…

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

Sillni ndërmend dy prej sipërmarrësve më të suksesshëm, Elon Musk dhe Richard Bransons. Nëse mendoni se ata kanë pasur gjithmonë mbështetjen e të gjithëve gaboheni.

Kritikat kanë qenë të shumta, duke filluar që nga familjarët, kolegët e tyre apo edhe deri tek të panjohurit. Por këto nuk kanë qenë aspak pengesë për ta, përkundrazi i kanë bërë më kërkues ndaj vetes.

1. Objektivat tuaja duhet të jenë të qarta

Përpara se të filloni të vraponi, ju duhet të mësoni të ecni fillimisht dhe e njëjta logjikë vlen edhe për përcaktimin e objektivave tuaja.

2. Reduktojini sa më shumë të mundeni “objektivat qesharake”

Mundohuni që objektivat “qesharake”, ato më pak të rëndësishme të zënë një pjesë shumë të vogël të ditës suaj. Në këtë mënyrë ju i ulni vetes suaj mundësitë për të gabuar.

3. Përpiquni gjithmonë të shkoni deri në fund të një projekti të caktuar

Sado i vështirë që mund të duket një projekt i caktuar ju duhet të përpiqeni që ta çoni atë deri në fund. Në këtë mënyrë ju qëndroni larg objektivave “qesharake” të cilat ju pengojnë për ta realizuar projektin e mësipërm.

4. Ndërtoni një skuadër me profesionistë të vërtetë

Të pasurit e një ekipi pune të përbërë nga profesionistë të vërtetë, do të jetë një prej pikave tuaja më të forta për të qenë të suksesshëm dhe për të dështuar sa më pak. Në këtë mënyrë objektivat që secili prej anëtarëve të skuadrës suaj duhet të arrijë janë të qarta dhe askush prej tyre nuk humbet kohë duke u marrë me objektiva të parëndësishme.

5. Mos u përpiqni të justifikoheni

Në momentin që ju filloni të justifikoheni sepse një projekt i caktuar nuk ka ecur ashtu siç duhet, aq më të vështirë do ta keni që ju ta përmirësoni atë. Gjëja më e mirë që mund të bënit është pranoni gabimin dhe të përpiqeni ta rregulloni atë.

6. Konsiderojini gabimet si një mundësi për t’u përmirësuar

Të gjithëve në një moment të caktuar gjithë karrierës na ka ndodhur që të gabojmë. Por ka edhe nga ata persona që nga frika e dështimit nuk rrezikojnë asnjëherë duke rënë pre e këtij objektivi qesharak. Ju mund të përballoni fare mirë një situatë të tillë nëse do ta ndërmerrni një sfidë duke e konsideruar edhe riskun e dështimit si një mundësi shumë të mirë për të mësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme