Shoqatat e bizneseve nënshkruajnë kodin kundër korrupsionit

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 16:08 | Nga Flutura Sogojeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve kanë nënshkruar mes vete kodin kundër korrupsionit. Lansimi i këtij kodi anti-korrupsion në biznesin e sektorit privat u organizua nga Instituti Riinvest me mbështetje të USAID dhe KMI-së, raporton Ekonomia Online.

Lista e nënshkruesve të këtij kodi u tha se është e hapur në vijimësi për të gjitha bizneset nga sektori privat dhe shoqatat e bizneseve që i pranojnë dispozitat e këtij kodi dhe shprehin vullnetin për të qenë pjesë e tij dhe për ta nënshkruar.

Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani, tha se objektivi i këtij aktiviteti është ngritja e ndërgjegjësimit dhe aktivizimi i akterëve kryesorë të sektorit privat ndaj parimeve etike të të bërit biznes në krijimin e një mjedisi të favorshëm për biznes.

“Çështja e integritetit të sektorit privat në Kosovë veqanërisht në fushën e prokurimit publik nuk është trajtuar me vëmendjen e duhur. Ne besojmë se duhet të krijohet mjedis biznesor në të cilin kemi një mos durim  kolektiv ndaj korrupsionit për shkak se besojmë që korrupsioni veqanërisht nga ana e ofertës, jo vetëm ul vlerën e shërbimeve që merren me shërbimet e qytetarëve krijon edhe pabarazi në treg”, tha Hashani.

Hashani deklaroi se sektori privat është i vetëdijshëm për nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë mirëpo sipas tij janë të interesuar në angazhimin e zbatimit kolektiv  të masave etike e të bërit biznes.

“Ne vlerësojmë gatishmërinë e asociacionit  të biznesit për adaptimin e këtij kodit kundër korrupsionit  në mënyrë që të rritet integriteti në sektorin privat”, u shpreh Hashani.

Ai tha se lista nënshkruese synon të përfshijë biznese tjera dhe do shërbejë si udhëzues se si duhet operuar me respektimit e parimeve të larta etike.

Ndërkaq Visar Vokrri nga Instituti Riinvest para përfaqësuesve përshkroi kodin.

Vokrri bëri të ditur se nënshkrimi i këtij kodi është vullnetar, bizneset nënshkruese përmes nënshkrimet do të zotohen se do shmangin çdo formë të praktikave korruptive të paligjshme që mund të jenë në favor të kompanisë”.

“Gjithashtu bizneset do të zotohen se në rregulloret e brendshëm do ti përbrendësojnë  standardet më të larta të integritetit”, ka thënë Vokrri.

Vokrri shtoi se ky kod është një mundësi e mirë për sektorin privat që  t’i përcjell vlerat parimore në përputhje me ligjin në fuqi, duke thënë se komponent tjetër i rëndësishëm është edhe trajnimi i stafit dhe fushatat vetëdijësuese.

Nora Hasani nga Oda Ekonomike gjermano-kosovare, tha se ishte kënaqësi që t’i bashkohen kësaj iniciative të Institutit Riinvest rreth integritetit dhe transparencës.

“Me nënshkrimin e këtij kodi besoj secili prej neve po jep sinjal të fortë që ne jemi për transparencë, i gëzohem shumë këtij bashkëpunimi për shkak se u përmend që do të ketë aktivitete të ndryshme,  ku ne bashkë do promovojmë bizneset, i informojmë anëtarët të implementojmë standardet më të mira. Shfrytëzoj rastin e përmendjes së ligjit për zinxhirin e furnizimit. Të kenë brenda në firmë dikë që me të vërtetë mund ta luaj rolin e sinjalizuesit, është e rëndësishme ta zbatojmë kodin dhe të ndihmojmë promovimin e kodit”, tha Hasani.

Sipas Hasanit kjo i promovon edhe vlerat e Odës Ekonomike Gjermane.

Ndërkaq Zana Bajrami tha se kjo pikë e sotshme është vazhdimësi e parimeve të etikës, tranparencës së të bërit biznes.

 “Këto janë vlerë integrale dhe në këtë kuadër janë shtylla të anëtarësimit që i bashkohen rrjetit. Ishte kënaqësi bashkëpunimi me Institutin Riinvest, është një dëshmi më shumë për angazhimin e secilit prej nesh për t’u mobilizuar për të parandaluar korrupsionin në sektorin privat”, ka thënë mes tjerash Bajrami.

Edhe bashkëpunëtori tjetër, Pëllumb Shala nga Oda Ekonomike Amerikane shprehu falënderim ndaj Institutit Riinvest dhe USAID-it.

“Duke qenë se Oda Ekonomike Amerikane ka qenë pjesë  e inciativave tjera të Institutit Riinvest, konsiderojmë se edhe kjo inciativë është një hap pozitiv mbi krijimin e një ambienti pozitiv e të bërit biznes në Kosovë”.

I lumtur u shpreh edhe  Varis Xhejlani nga Shoqata Esnaf nga Prizreni.

“Shoqata Esnaf nga Prizreni është një shoqatë e dëshmuar në luftimin e të gjitha  dukurive negative në shoqërinë tonë andaj e  përshëndes këtë nismë. Shpreh kënaqësinë time në këtë bashkëpunim për luftën këto dukuri negative më konkreiktisht kundër luftës ndaj korruspionit”.

Sipas tij këto inciativa do të ndërlidhen me krijimin e vendeve të punës, mirëqenies dhe do të parandalohet ikja e të rinjve.

Asociacionet e bizneseve mund t’i inkurajojnë bizneset e reja të cilat dëshirojnë të anëtarësohen në shoqatë që paraprakisht ta nënshkruajnë këtë kod.

Të ngjashme